Procesi i prodhimit

Procesi fillon me përpunimin e ushqimit sipas kategorive të shpendëve në një fabrikë të automatizuar. Ushqimi që prodhohet në këtë fabrikë trasmetohet direkt nëpërmjet kanaleve në gojën e pulës pa kontakt me ambientin e jashtëm. Që nga fabrika e ushqimit e deri në kapanonin e rritjes së zogjve e te mbareshtimit te pulave punohet me teknologjine me te avancuar qe njeh sot Europa, sic eshte teknologjia Gjermane ( Big Dutchman). Aktualisht ajo zotëron 3 kapanone prodhimi me rreth 200 000 krerë, si dhe një impiant tjetër per rritjen e zogjve që ka një kapacitet prej 110 000 krerë. Rritja e shpendëve realizohet sipas të gjitha standarteve Europiane. Treguesit e prodhimit jane ne nivelet 97% - 98 %. Prodhimi mesatar vjetor per pule eshte mbi 345 kokrra veze/pule ne vit apo 93.2%.