Produkte

Cilësia e vezës përbën treguesin kryesor të  suksesit të kompanisë sonë, i cili evidentohet  që në pamjen e jashtme. Veza Rea’s është e bardhë, e lëmuar,  ka levozhgë te fortë, me përbërje të shkëlqyer. Brendësia e vezës Rea’s është shumë cilësore, pasi e bardha nuk ndahet kollaj nga e verdha dhe më e rëndësishmja  e verdha e vezës sonë është e krahasueshme me vezën e prodhimit natyral. Arsyet e kësaj cilësie vijnë që në fillimet e rritjes së zogjve, ku zbatohen në mënyrë korrekte skema vaksinimi që kanë dhënë rezultate ndër vite.

Përveç kësaj, një faktor shumë i rëndësishëm është trajtimi me ushqim sipas fazave te zogjve, duke arritur parametrat e rritjes se peshës që nga java e parë e deri në prodhim. Një kujdes i tillë i detajuar ka bërë të mundur që nga fillimi i kesaj ndërrmarje  e deri me sot të mos ketë kurrë asnjë sëmundje ngjitëse  shpendësh që do të ndikonte në cilesinë  e vezës. 

Një tjetër faktor që vlen të theksohet është eleminimi tërësor i të gjitha llojeve të antibiotikëve nga lista e medikamenteve të përdorura.  Përdorimi i formulave të ushqimit ka konsistuar në ushqime bazë, si : misri, bersi sojë, vaj ushqimor. Rendimentet e larta, mortaliteti i ulët dezinfektimet, diziinsektimet (lufta ndaj insekteve) dhe deratizimi (lufta kundër minjve) ka bërë që me prodhimin që nxjerrim në treg të jemi te sigurtë dhe krenarë. Sic shihet ne arrijmë te eleminojmë kategorinë I pasi përdorim metoda te vecanta qe përmirësojnë ndjeshëm gjendjen shëndetësore dhe peshën trupore të pulave. Në kompaninë tonë gjatë gjithë periudhave të vitit prodhohen vezë të kategorive të ndryshme:

Veze S – small
Veze M – medium
Veze L- Large
Veze XL – Extra large
Veze XXL- Super Large