Rea's

Rea's zotëron tregun vendas dhe konkuron denjësisht në tregun Europian. Veza Rea's mund të gjendet lehtësisht që nga hipermarketet e deri ne pikat me të vogla të shitjes së produkeve ushqimore, jo vetëm në Shqipëri, por tashmë edhe në disa shtete të Europës.

Spoti i më i ri publicitar i REA'S

Nëpërmjet spotit të ri publicitar, Rea’s ka për qëllim të informojë publikun e gjerë në lidhje me çertifikimin e klasit A. Veza e Rea’s është çertifikuar si një produkt për konsum familjar, i prodhuar sipas standarteve më të larta të cilësisë dhe sigurisë, i përshtatshëm për tregëtim brenda dhe jashtë vendit.

Më shumë

Certifikimi me vulën e cilësisë, Kategoria A

Rea's Sh.p.k është çertifikuar nga Ministria e Bujqësisë me Vulën e Cilësisë, Kategoria A. Certifikata është dorëzuar nga ministri i Bujqësisë, z.Edmond Panariti, në një ceremoni ku ka marrë pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, z.Ilir Meta. Z.Panariti ka theksuar se Rea's sh.p.k plotëson më së miri standardet e cilësisë dhe sigurisë së prodhimit të vezëve, të një teknologjie të avancuar, me një cikël prodhimi që zhvillohet i tëri brenda kompanisë. Vula e cilësisë, Kategoria A është një certifikim për eksport të vezëve për konsum familjar jashtë vendit, nga Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë.

View the embedded image gallery online at:
http://www.reas.al/al/te-reja#sigFreeId8793e92de8